Kuriozitete
Toyota dhe Nissan pezullojnë prodhimin e veturave
Dy kompanitë do të shkurtojnë turnet, edhe pse akoma nuk ka detaje mbi numrin e makinave që do të humbasin nga prodhimi.
Ndonjëherë mendohet se asgjë nuk mund t’i ndalë prodhuesit e makinave që të nxjerrin në treg ‘bishat’ e tyre por së fundmi një tajfun i fuqishëm ka detyruar markat Toyota dhe Nissan që t’i pezullojnë prodhime në fabrikat në Japoninë jugperëndimore gjatë kësaj jave.
Ky kërcënim i madh ndaj fabrikave vjen nga Tajfuni Hinnammor. Tajfuni fillimisht goditi Okinawan, përpara se të vazhdonte në veri në drejtim të Koresë Jugore dhe në skajin jugor të Japonisë. Qeliza e stuhisë cilësohet si një tajfun me shkallë të lartë të shkatërrimit i “Kategorisë së Pestë” me erëra të fuqishme të raportuara nga NASA, erëra këto të cilat arrijnë shpejtësi prej 220kMh.
Toyota do të pezullojë dy turne në tre fabrikat e saj në provincën Fukuoka, megjithëse ata presin se kjo do të jetë një ndërprerje e përkohshme. Në rastin e Nissan, dhe filialeve të saj të Nissan Shatai në provincën e Fukuoka, pritet që të humbin dy turne.
Kujtojmë gjithashtu se gjigandi i industrisë motorike Toyota po tërheq 2700 nga automjetet e tij të para tërësisht elektrike të prodhuara në masë për shkak të shqetësimeve që mund t’u bien rrotat. Një zëdhënës i tha BBC-së se bulonat në rrotat e bZ4X “mund të lirohen deri në pikën ku rrota mund të shkëputet nga automjeti” pas “përdorimit me kilometrazh të ulët”. Tërheqja vjen më pak se dy muaj pasi makina u lançua në Japoni.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











