Futboll
Tottenhami, i gatshëm për Muriqin, pëlqehet nga Mourinho
Klubi anglez, Tottenham Hotspur, thuhet se ka rritur interesimin për sulmuesin shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqi
Është bërë e ditur se klubi anglez, Tottenham Hotspur, ka rritur interesimin për nënshkrimin e kontratës me sulmuesin shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqi.
Meqenënse sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës po përjeton formë mbresëlënëse, duke shënuar 10 gola në 14 ndeshje për Fenerbahcen këtë sezon, ai po kërkohet nga shumë klube evropiane të njohura.
Duket se forma e tij e mirë ka bërë që ylli i Kosovës të dëshirohet shumë nga menaxheri i ri i Spurs, Jose Mourinho.
Sipas mediumit turk Milliyet, klubi londinez e ka vëzhguar nga afër 25-vjeçarin disa herë këtë sezon.
Ai gjithashtu ka tetë gola në 23 ndeshje për përfaqësuesen e Kosovës, përfshirë edhe golin e shënuar në humbjen 5-3 kundër Anglisë.
Duket theksuar se Muriqi kërkohet gjithashtu edhe nga klube të tjera angleze, si Manchester United, Leicester City dhe Bournemouthi.
Feneri thuhet se është i gatshëm të lejojë largimin e Muriqin, por do të dëshironte afro 18 milionë funte apo rreth 22 milionë euro për sulmuesin, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













