Futboll
Topi i Artë, publikohen 30 kandidatët
France Football ka publikuar listën e 30 kandidatëve për fitimin e Topit të Artë, çmimi individual më prestigjioz dhe i rëndësishëm për një futbollist, përcjell albinfo.ch.
Rekordmeni absolut është Lionel Messi. Argjentinasi ka fituar 7 herë Topin e Artë dhe është kandidati kryesor për ta fituar sërish.
Super Sport shkruan se kjo është falë suksesit si protagonist në Kupën e Botës Katar 2022. Rivali i madh i “Pleshtit” është Erling Haaland.
Bomberi norvegjez fitoi tripletën në sezonin e parë me Manchester City. Teksa e mbylli edicionin e kaluar me 52 gola në të gjitha kompeticionet me skuadrën e Pep Guardiolës.
Ceremonia e shpallesh së fituesve do të mbahet më 30 tetor, në “Theatre du Chatelet” të Parisit, kryeqytetin e Francës.
Fituesi në fuqi është Karim Benzema, falë paraqitjeve fantastike me Realin e Madridit. Sulmuesi francez u transferua gjatë verës tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










