Fotolajmi
Top vende për të filluar më lehtë një biznes
Nisja e një biznesi nuk është e lehtë ose pa stres. Por, ka vende ku mund të udhëhiqni kompaninë tuaj të ëndrrave me më pak kufizime se të tjerët, shkruan Business Insider, përcjell albinfo.ch.
Banka Botërore hartoi një raport mbi vendet më të mira dhe më të këqija për të qenë një sipërmarrës, rregullat që prekin 10 fushat e biznesit.
Këto përfshijnë qasje në energji elektrike, regjistrimin e pronës dhe marrjen e kredisë.
Studimi është bindës, ngase janë mbledhur të dhënat dhe analizat e sipërmarrësve prej më shumë se 130 mijë kompanive në 139 vende.
Në Belgjikë për të filluar një biznes vendi vuan kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronës, e cila renditet vendin e 131-të. Ky proces merr shumë kohë, një mesatare prej 56 ditësh.
Britaninë e Madhe taksat për biznese e kanë sjellë në pozitën e 10-të, ndërsa vendi ka gjashtë mundësi për mbrojtjen e mirë të investitorëve, sipas Bankës Botërore.
Në Suedi është më lehtë transferimi i pronës.
Në Estoni duhen vetëm tri ditë e gjysmë mbi mesataren për të filluar një biznes në vend.
Pastaj në Kosovë pagesa e taksave është më e lehtë me një sistem online për paraqitjen dhe pagesën e TVSH-së dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu është mundësuar të zbriten kostot për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat.
Irlanda është miqësore për regjimin e taksave të korporatave, vendi i pestë më i mirë në botë për të bërë biznes, duke fituar një pozitë të lartë në renditjen e Bankës Botërore.
Armenia ka forcuar qasjen në kredi duke miratuar një ligj të ri mbi transaksionet e siguruara, e cila krijon një regjistër modern dhe të centralizuar.
Gjeorgjia ka forcuar mbrojtjen e investitorëve të vegjël, duke rritur të drejtat e aksionarëve dhe duke sqaruar strukturën e pronësisë dhe kontrollit.
Australia është një nga vendet më të mira në botë për marrjen e lejeve të ndërtimit, e dyta në atë kategori.
Singapori bën lehtësim në marrjen e lejeve të ndërtimit.
Azerbajxhan ka përmirësuar procesin e gjetjes për furnizimin me energji elektrike, duke futur kapacitetin elektronik në dispozicion, duke reduktuar kohën e nevojshme për të krijuar lidhje të reja të konsumatorëve.
Hong-Kongu ka reduktuar tarifën për regjistrimin e biznesit.
Kanadaja është një vend i madh për të filluar një biznes. Procesi zgjat vetëm 36 orë dhe përfshin dy procedura.
Zelanda e Re lehtëson pagesën e tatimeve duke shfuqizuar inspektimin.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










