Lajme

Tonga, shteti i 105 që njeh Kosovën

Njohjen e këtij shteti e ka konfirmuar vet kryeministri Hashim Thaçi në rrjetin social “Facebook”. Kjo sipas tij, është njohja e parë për këtë vit

Mbretëria e Tongas është shteti i radhës që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke e ngritur në 105 numrin e shteteve që e kanë njohur realitetin në Evropë. Njohjen e këtij shteti e ka konfirmuar vet kryeministri Hashim Thaçi në rrjetin social “Facebook”.

 

Kjo sipas tij, është njohja e parë për këtë vit.  

 

“Sapo mora njoftimin që Pavarësinë e Republikës së Kosovës e njohu Tonga, shtet – ujdhesë në Oqeanin Paqësor. Kjo është njohja e 105 –të e shtetit të Kosovës. Faleminderit Tonga!”, shkruan kryeministri Thaçi në Facbook, njoftojnë mediet kosovare.

 

Ndryshe, Mbretëria e Tonga’s është një shtet i pavarur i Polinezisë i përbërë nga 176 ishuj, me një sipërfaqe prej 750 kilometra katrorë të shpërndara në rreth 700 mijë kilometra katrorë. Shteti ka 103 mijë banorë ndërsa kryeqytet i saj është Nuku alofa.