Lajme
Toleranca fetare nuk ka penguar radikalizmin te shqiptarët
Toleranca fetare nuk ka mjaftuar që një numër i vogël, i devotshëm, t’i bashkohen ISIS-it, konsideron profesori i shkencave politike, Henry Srebrnik, në shkrimin e tij të botuar nga e përditshmja kanadeze “Journal Pioneer”
Populli shqiptar shquhet në Ballkan, por edhe në Evropë për tolerancë fetare dhe diversitet kulturor. Por, kjo nuk ka mjaftuar që një numër i vogël, i devotshëm, t’i bashkohen grupeve ekstremiste në Botë, përfshirë edhe ISIS-in, kështu konsideron profesori i shkencave politike, Henry Srebrnik, në shkrimin e tij të botuar nga e përditshmja kanadeze “Journal Pioneer”.
Ajo që popullata myslimane e dy shteteve etnike shqiptare të Ballkanit ka praktikuar historikisht është një formë e Islamit të moderuar sunit. Sot megjithatë, në Shqipëri e Kosovë ekziston frika se gjërat mund të ndryshojnë.
Më shumë se 100 shqiptarë kanë marrë rrugën e Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar grupit terrorist, e disa prej tyre kanë bërë dhe emër mes ekstremistëve të dhunshëm.
Joshjes së tyre ndaj militantizmit islamik i kanë bërë jehonë një sërë xhamish ultra-konservatore të mbira në vend këto vitet e fundit, xhami të pavarura, siç quhen, të cilat kanë lulëzuar jashtë komunitetit mysliman të Shqipërisë, thuhet në shkrim.
Ekstremistët, vazhdon Srebrnik, gjejnë terren pjellor sidomos në lagjet e fshatrat më të varfra, ku korrupsioni i zyrtarëve është i lartë dhe papunësia mes të rinjve në mjaft raste kapërcen 40 përqindëshin.
Ligje të ashpra janë ndërmarrë nga qeveria për ndalimin e grupimit me ISiS-in, shërbimet e sigurisë kanë gjurmuar rekrutët e rinj që tentonin të hidheshin në Irak e Siri dhe disa xhami u mbyllën, apo u detyruan të ndryshonin drejtuesit, citon TCH këtë të përditshme.
Më shqetësuese paraqitet sipas tij, gjendja në Kosovë, ku klerikët ekstremistë dhe shoqatat sekrete të themeluara nga sauditët e te tjerë e kane transformuar shoqërinë dikur tolerante myslimane në burim ekstremizmi.
“Organizata e sponzorizuara prej sauditëve shpesh herë kanë paguar rroga, kanë mbuluar shpenzime e kanë financuar kurse fetare. Shumë prej tyre ishin themeluar nga Al Waqf al Islam, një organizatë saudite e cila është në mesin e 19 shoqatave të mbyllura nga hetuesit vendas”.
Mjaft familje, sipas Srebnik, merrnin pagesa të rregullta mujore me kusht që të merrnin pjesë në predikimet në xhami dhe që gratë e vajzat e tyre të mbanin perçe. Influenca e klerikëve radikalë në Kosovë, sipas autorit të artikullit, arriti kulmin me luftën e Sirisë kur ata nisën të lartësonin vlerat e xhihadit e t’i nxisnin të rinjtë të shkonin atje.
“Përgjatë dy viteve të fundit, policia ka identifikuar 314 kosovarë, përfshirë dy atentatorë vetëvrasës, 44 gra e 28 fëmijë, të cilët kanë udhëtuar jashtë kufijve për t’iu bashkuar ISIS-it, numri më i madh ky për frymë në Evropë”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











