Lajme

Toksikohet Eliza Dushku në pushime në Mal të Zi

Aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushkut, ka pësuar helmin ushqimi ndërsa ndodhet me pushime në Mal të Zi. Ajo ka shkruar në faqen e saj në Twitter dicka shumë të shkurtër për këtë incident duke mos dhënë hollësira se kur dhe sa rëndë e kaloi.

“Helmim nga ushqimi…. Woof…”, ka shkruar tekstualisht ajo. Ky lajm për Elizen i ka shqetësuar miqtë e saj në Twitter, të cilët i kanë uruar që ta kalojë lehtë e ka pasur të tjerë që i kanë kërkuar emrin e restorantit ku ajo mund të jetë helmuar, në mënyrë që të mos shkojnë as ata.

Ajo ndodhet në Mal të Zi prej dy ditësh së bashku me aktorin tjetër shqiptar Blerim Destanin me të cilin do të bëjnë një tur turistik nëpër Ballkan./alb-observer