Kosova
Togeri i FSK-së merr çmimin Honor Graduate në SHBA
Toger Ylli Dalladaku ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin International Honor Graduate dhe gjithashtu me rezultatet e arritura u bë pjesë e Commandant’s List, shkruan albinfo.ch.
Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Dalladaku tregoi performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës.
Toger Dalladaku përfundoi studimet ushtarake në Akademinë West Point në SHBA dhe nga viti 2020 u kthye në Kosovë për të shërbyer si oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












