Tematike
Tkurren akullnajat, Arktiku është ngrohur 4 herë më shpejt
Sidomos në Zvicër, nxehtësia po bën që akullnajat të tregojnë një pjesë dërrmuese shkëmbore të maleve.
Ngrohja globale ka bërë që akullnajat në Alpet e Evropës të tkurren me një shpejtësi alarmante.
Në Itali, Francë dhe Zvicër, autoriteteve iu desh të mbyllnin resortet turistike në Alpe për shkak të shkrirjes së akujve.
Sidomos në Zvicër, nxehtësia po bën që akullnajat të tregojnë një pjesë dërmuese shkëmbore të maleve.
Ndërkohë, Arktiku është ngrohur thuajse 4 herë më shpejt se pjesa tjetër e botës në 40 vjetët e fundit.
Një studim i ri ngre shqetësime se modelet e klimës për polet, ngrohja e të cilave ka një ndikim madhor në nivelin e detit, mund të nënvlerësohen.
Studimi, i publikuar nga revista “Nature”, ngre në mënyrë domethënëse kuotën e ngrohjes në rajonin përreth Polit të Veriut, përcjell Albinfo.ch.
Studiuesi Robert Bolognesi thotë se ngrohja globale vazhdon. “Mund ta shohim tek akullnajat që po pakësohen, shpejtësia me të cilën ato po zhduken po përshpejtohet. Kjo tashmë është e qartë. Akullnajat kanë qenë vende të frekuentuara prej disa dekadash dhe personalisht mendoj se nga sot e tutje do na duhet të kontribuojmë më shumë sesa në të kaluarën”, thotë ai.
Temperaturat në malet më të larta të Evropës janë rritur me thuajse dy gradë Celsius në 120 vitet e fundit, thuajse dyfishi i mesatares globale; sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Alpeve./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












