Kosova

“T’knoft zemra”, tenori Ramë Lahaj sjell magjinë në Prishtinë

Edhe pse gjysmë ore me vonesë ka nisur koncerti gala me “Tre tenorët”, epilogun e edicionit të katërt të “Festivalit Ndërkombëtar të Operës – Rame Lahaj”.

Fillimisht në skenë u ngjit Dirigjenti Sascha Goetzel dirigjenti austriak i cili drejton Orkestrën e Operës së Kosovës që e shoqërojnë tenorin Ramë Lahaj së bashku me Charles Castronovo, i njohur ndërkombëtarisht si një nga tenorët më të mirë të brezit të tij, si dhe Murat Karahan, yll i operës me mbi 50 role kryesore në të gjithë botën, i vlerësuar si “artisti më i suksesshëm operistik i vitit”.

Në skenë, themeluesi e nikoqiri i festivalit nuk ka folur, por fill ka nisur të interpretojë, “Moj e bukura More”. Mbrëmja ka vazhduar me tenorin amerikan, Charles Castronovo e më pas Tenori i turk Murat Karahan me kostum të zi e me trëndafil të kuq, ka sjellë arien dramatike të Francesco Cileas, “È la solita storia del pastore”.