Lajme

“T’ju vijë turp nga vetja”, ministrja britanike përzë nga takimi ambasadorin rus

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, thërriti këtë enjte në takim ambasadorin rus në Britani. Por biseda u tensionua deri në pikën sa Truss mësohet se përzuri atë, përcjell albinfo.ch.

“Ishte një takim i tensionuar, Truss e nxori ambasadorin jashtë. I tha se duhet t’i vinte turp nga vetja, se Rusia kishte gënjyer në mënyrë të vazhdueshme dhe se humbi atë fijen e fundit të kredibilitetit që i kishte mbetur me komunitetin ndërkombëtar”, shkruan Sky News.