Shqipëria
“Tiranës i mungon frymëmarrja”, mbi 3 mijë të vdekur në 2021-tën nga ndotja
Në vitin 2021 u regjistruan mbi 3 mijë vdekje në Tiranë për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes. Kështu ka thënë eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, duke iu referuar statistikave nga Agjencia Europiane e Mjedisit.
Në vitin 2021 u regjistruan mbi 3 mijë vdekje në Tiranë për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes. Kështu ka thënë eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, duke iu referuar statistikave nga Agjencia Europiane e Mjedisit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gjoka u shpreh se për shkak të ndërtimeve të shumta, Tiranës i mungon frymëmarrja, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, densifikimi i qytetit ka sjellë problematika të shumta për qytetarët.
“Densifikimi i qytetit ka sjellë problematika. Ato probleme ne i kemi ndierë dhe dimë të themi sot se çfarë kanë shkaktuar në gjithë komunitetin. Kanë shkaktuar mungesë të frymëmarrjes së qytetit, që është më kryesorja. Mungesa e hapësirave të qytetit për të ofruar shërbime publike rrit koston e jetesës. Vetëm për shkak të zhurmave, ne kemi vënë re që janë të paktën 300 mijë qyetetarë që ballafaqohen me zhurma që i kalojnë sandardet”, ka thënë ai.
Ajri, sipas Gjokës, ka momente në Tiranë që i kalon të gjitha limitet sa u takon grimcave të imta, të dukshme, të padukshme dhe dioksidit të azotit.
“Cilësia e ajrit vitin e kaluar në Tiranë, në 128 ditë të vitit i ka kaluar standardet e lejuara. Agjencia Europiane e Mjedisit thotë që ka mbi 3 mijë vdekje të parakohshme në Tiranë për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit, Lind pyetja, nga i merr të dhënat kjo agjenci kur institucionet shqiptare nuk monitorojnë dhe raportojnë”, theksoi ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











