Kosova
Tiranë: Pritet takim i Kurtit me kancelarin Scholz
Raportohet se kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të udhëtojë të hënën për një vizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se Scholz do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Evropian, shkruan Deutsche Welle.
Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.
Përveç kancelarit Scholz, në takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.
Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin. Aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve të lëvizshmërisë.
Marrëveshjet e lëvizshmërisë do të ishin një hap i rëndësishëm përpara për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në kuadër të të cilit deri tani është arritur vetëm ulja e tarifave roaming. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, temë tjetër është edhe transformimi ekologjik dhe digjitalizimi.
Hebestreit tha se Scholz do të kërkojë kontakt edhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, siç e bëri në Granadë, të Spanjës, në takimin e Komunitetit Politik Evropian. Nëse në takimin e Tiranës do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kjo nuk dihet ende, u tha në Belin.
Pas sulmit terrorist të Banjskës, diferencat mes Kosovës dhe Serbisë janë thelluar edhe më shumë.
Kosova, edhe pse e përkrah nismën e Procesit të Berlinit, pret nga takimi që të mbahet një qëndrim i qartë ndaj Serbisë.
“Unë pres që ‘të shpjegohet që është një kërcënim i drejtpërdrejtë i projektit evropian të integrimeve, madje të thuhet më drejtpërdrejt përgjegjësia që e ka pasur shteti serb në aktin e agresionit të 24 shtatorit’”, tha kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë me DW.
Në takimin përgatitor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berinit, i cili u mbajt të premten e kaluar në Tiranë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk pranoi të dilte në një fotografi të përbashkët, ku në sfond të ishte flamuri i Kosovës.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha në takim se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është e mundur vetëm së bashku, dhe duke njohur dhe respektuar integritetin territorial. Ajo mund të bëhet vetëm kur e kupton se siguria është reciproke.
Edhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i tha DW në një intervistë ekskluzive se tensione të tilla si ai Banjskës, më 24 shtator, nuk duhet të përsëriten më dhe se janë toksike për të gjithë rajonin. /DW
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











