Kosova
Tiranë: Daçiq nuk fotografohet me homologët për shkak të Gërvallës
Ka nisur sot në Tiranë takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit me pritjen e delegacioneve, përcjell albinfo.ch.
Pas arritjes së ministrave, është bërë një fotografi e përbashkët, e ku ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, nuk mori pjesë për shkak të kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla.
24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit janë pjesë e takimit të ministrave të Jashtëm, i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë, më 16 tetor.
Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, takimi do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Në të do të marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE-së, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.
Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.
Takimi do të ketë 2 sesione, të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund ministri Hasani, ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












