Shqipëria
Tirana, Qyteti Evropian i Sportit 2023
Tirana është përzgjedhur si fituese e titullit Qyteti Evropian i Sportit 2023, çmim të cilin e morën të martën në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e komisionit të përzgjedhjes së Qytetit evropian të sportit ishin presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zv. ministri i Sportit, Endrit Hoxha.
KOKSH përmes një njoftimi ka thënë se ky është një çmim shumë i rëndësishëm për aktivitetet sportive, kombëtare dhe ato ndërkombëtare që, sipas komitetit, vitin tjetër do të jenë të shumta.
Ky çmim tregon më së miri vlerësimin ndaj sportit shqiptar si dhe arritjet e deritanishme të federatave dhe sportistëve olimpikë, shkruan KOKSH.
“Ky do të jetë një vit i mbushur me aktivitete sportive, përfshirë dhe ato të organizuara në kuadër të projektit ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’, ku përfshihen sporti i volejbollit dhe basketbollit, i cili hapet zyrtarisht më 10 dhjetor me një festë masive në ‘Air Albania’”, thuhet në njoftim.
Çmimi vjen pas një viti të suksesshëm të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










