Futboll
Tirana pa fat, në play-off sfidon kampionët e Zvicrës në transfertë
Short i vështirë për Tiranën në fazën play-off të Europa League. Në Nyon të Zvicrës, bardheblutë u vendosën përballë skuadrës zvicerane të Young Boys ndeshje teke që do të luhet në datën 1 tetor në Zvicër dhe që do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të luajë në fazën e grupeve të Europa League gjatë këtij sezoni.
Një kundërshtar shumë i fortë për bardheblutë e Egbo që duhet të japin 120% të formës së tyre për të tentuar një mrekulli që do t’i kualifikonte në fazën e grupeve.
Tirana evitoi në shortin Dinamon e Zagrebit por nuk kishte fat për të kapur një prej fitueseve të çiteve Floriana-Flora Tallin dhe KUPS-Suduva që bënin pjesë në të njëjtën grup me kampionët e Shqipërisë. Young Boys në këtë sezon dështoi të shkonte në fazën e grupeve të Champions League pasi kampionët e Zvicrës u eliminuan në turin e tretë kualifikues teksa u mposhtën thellë me rezultatin 3-0 nga Midtjylland në Danimarkë.
Për të tentuar kualifikimin ndaj Young Boys bardheblutë duhet të shikojnë me vëmendje dy sfidat që Skënderbeu luajti ndaj tyre tre vite më parë në grupet e Europa League me korçarët që barazuan 1-1 në Elbasan Arena ndërsa u mposhtën 2-1 në Zvicër në ndeshjen e fundit në grup vetëm në shtesë, ndeshje që arritën ta kryesonin 0-1. Fati i keq për Tiranën që ndeshja do të luhet në fushën e Young Boys.
Short i vështirë edhe për Dritën që nëse arrin të bëjë surprizën ndaj Legias së Varshavës në turin e tretë në fazën play-off do të ketë përballë azerët e Qarabag ndeshje ku fituesja e çiftit Legia-Drita do të jetë skuadër pritëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













