Shqipëria
Tirana me korsinë për biçikleta
Ka përfunduar korsia për biçikleta në Bulevardin “Zogu I” të Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt do të vijnë 4 mijë biçikleta të reja në Tiranë. Kjo korsi është e para e projektit prej 10 km.
Velisaj ka thënë se synimi është që brenda një kohe të shkurtër, Tirana të ketë një rrjet minimal korsish të mbrojtura për biçikletat, çka natyrisht do të nxisë edhe më shumë përdorimin e tyre në kryeqytet, përcjell albinfo.ch.
Kryebashkiaku theksoi se qytetarët duhet të respektojnë sinjalistikën për korsitë e dedikuara. Ai tha se për këtë do të angazhohen disa vullnetarë. “Vullnetarët tanë do të tregohen të vëmendshëm për t’i orientuar qytetarët, por do të jemi të rreptë me shoferët, sidomos me ata që nuk respektojnë kthesën e biçikletës, që nuk i japin prioritet çiklistëve teksa dalin nga korsia për të kaluar kryqëzimin”, theksoi Veliaj.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













