Shqipëria
Tirana ekstradon nga Gjermania shtetasin shqiptar të dënuar për vrasje
Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 03 06.1997, ndodhur në Berat ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A. Prokuroria në lidhje me këtë ngjarje ka filluar hetimet më 22.03.1998.
Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











