Kosova
Tirana me autobusë elektrikë
“Ndihem shumë krenar që në Tiranë po testojmë teknologjinë më të fundit të transportit publik. Ato projekte që para dy vitesh dukeshin si përralla me mbret, tani po bëhen realitet”, deklaroi Veliaj
Transporti publik në Tiranë ka hyrë në një epokë të re. Bashkia e Tiranës nisi sot testimin e autobusit të parë elektrik, duke shënuar një hap të madh drejt modernizimit të transportit publik në kryeqytetin shqiptar, miqësor me mjedisin.
Në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ambasadorit të Polonisë në Shqipëri, Karol Bachura, kompania e njohur polake “Solaris”, autobusët e së cilës përdoren në 32 vende të botës, prezantoi sot mjetin elektrik që do të testohet në linjën urbane Kinostudio-Kombinat, njofton Bashkia e Tiranës, përcjell albinfo.ch.
Erion Veliaj u shpreh i kënaqur që edhe Tirana po bëhet pjesë e këtij ndryshimi të madh. “Ajo që po bëjmë në Tiranë është në fakt ajo që po ndodh edhe në Paris, ku zyrtarët e Bashkisë atje po testonin dy autobusë elektrikë në linjat e Parisit. Të qenit pas me zhvillimin të jep mundësinë të kapërcesh fazat, pra në vend që ta mbushim Tiranën me kabllo trami dhe teknologji që i përket viteve 70-80, po zhvillohemi duke kapur teknologjinë e fundit, atë më modernen. Në këtë kuptim, Tirana sot është në avantgardë. Ndihem realisht krenar që në qytetin tonë jemi duke bërë të njëjtin diskutim që po ndodh në Paris, në Amsterdam, në Barcelonë, Varshavë etj”, deklaroi Veliaj.
Ai u bëri thirrje kompanive që operojnë në fushën e transportit publik që të nisin sa më parë porositjen e autobusëve të kësaj teknologjie. Në të kundërt, ai paralajmëroi se Bashkia e Tiranës po mendon të krijojë një kompani publike të transportit urban, nëse kompanitë aktuale të transportit nuk do t’i përgjigjen këtij standardi.
Veliaj siguroi se përveç kostove që mund të ketë fillimisht blerja e autobusëve të rinj, futja e kësaj teknologjie do të jetë një investim i favorshëm për të ardhmen dhe financat e operatorëve, kjo për faktin se ato do të punojnë me një kosto më të ulët.
Veliaj shtoi se pas testimeve, brenda këtij viti do të hartohet dhe një plan që do iu vendoset në dispozicion të gjithë operatorëve për të bërë dhe transformimin e flotave të tyre.
Pas prezantimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, përfaqësuesit e kompanisë “Solaris”, ambasadori i Polonisë, përfaqësues të kompanive shqiptare të transportit që operojnë në Tiranë dhe gazetarë, bënë një udhëtim me autobusin elektrik duke parë nga afër mënyrën se si ai performon në trafikun dhe rrugët e Tiranës.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin














