Kuriozitete
TIME zgjedh “Arkitektët e Inteligjencës Artificiale” si « Personin e vitit 2025 »
Revista TIME ka shpallur “Architects of AI” (Arkitektët e Inteligjencës Artificiale) si « Personin e vitit 2025 » , duke theksuar se ky ishte viti kur potenciali i AI “u shfaq fuqishëm” dhe u bë e qartë se nuk ka më kthim pas, përcjell albinfo.ch.
TIME thekson se zgjodhi njerëzit pas teknologjisë, jo vetë teknologjinë — individët që e kanë imagjinuar, dizajnuar dhe ndërtuar inteligjencën artificiale. Në kopertinë shfaqen tetë figura kyçe të industrisë: Mark Zuckerberg (Meta), Lisa Su (AMD), Elon Musk (Tesla), Jensen Huang (Nvidia), Sam Altman (OpenAI), Demis Hassabis (Google DeepMind), Dario Amodei (Anthropic) dhe Fei-Fei Li, pioniere e AI dhe themeluese e startup-it World Labs.
Pesë prej tyre janë tashmë miliarderë, me një pasuri të përbashkët rreth 870 miliardë dollarë, e krijuar kryesisht gjatë tre viteve të fundit të bumit të AI-së.
Sipas analistëve, 2025 shënon kalimin e AI-së nga teknologji eksperimentale në pjesë të jetës së përditshme për një masë të gjerë përdoruesish. TIME vë në dukje edhe praninë e drejtuesve të kompanive të AI-së në inaugurimin presidencial të Donald Trump, si tregues i fuqisë politike dhe ekonomike të sektorit.
Megjithatë, paralajmërimet nuk mungojnë. Ekspertë të sigurisë së AI-së ngrenë shqetësime për zëvendësimin e njerëzve në shumë fusha të jetës dhe për rrezikun e mungesës së rregullave mbrojtëse.
Zgjedhja e TIME vjen në një traditë që daton nga viti 1927, ku përzgjidhet figura ose grupi që ka ndikuar më shumë në ngjarjet globale gjatë vitit.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë "Trupat e pajetë të shtetasve tanë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur sot... -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët












