Futboll
Tifozëve kosovarë u sekuestrohet një çantë me mjete piroteknike
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozërisë dhe sportdashësve që të respektojnë me rigorozitet udhëzimet e dhëna nga Policia
Një çantë plot me fishekzjarre dhe kapsolla është sekuestruar nga Policia në pikën kufitare në Morinë, pas kontrollit që iu bë një autobusi me tifozë nga Kosova, të cilët po udhëtonin të organizuar drejt Shqipërisë për ndeshjen kundër Francës.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se mjetet e sekuestruara në autobusin që drejtohej nga B.M., do të futeshin në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë gjatë natës së sotme, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin e futjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave në stadium gjatë ndeshjes që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë, Policia ka shtuar masat e kontrollit duke filluar që në hyrje në pikat e kalimit kufitarë dhe deri në momentin që tifozët do hyjnë në stadium”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.
Kontrolle të ngjashme do të ketë edhe në pikat e tjera kufitare dhe në çdo ambient ku dyshohet se mund të ketë fishekzjarre dhe kapsolla, si dhe për elementë me precedent kriminal që mund të tentojnë që t’i fusin në stadium.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozërisë dhe sportdashësve që të respektojnë me rigorozitet udhëzimet e dhëna nga Policia dhe Federata e Futbollit, dhe të mos tentojnë për të futur në stadium sende të kundërligjshme, pasi do përballen me pasojat ligjore.
Kujtojmë se janë tifo grupi “Plisat”, të cilës paraditen e sotme janë nisur drejt Tiranës për ta mbështetur Shqipërinë në ndeshjen e madhe kundër Francës, e cila fillon nga ora 20:45, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











