Futboll
Tifozët e Liverpoolit e duan Shaqirin në skuadër
Tifozët e Liverpoolit e kanë këshilluar trajnerin Jurgen Klopp ta mbajë Xherdan Shaqirin në skuadër
Tifozët e Liverpoolit e kanë këshilluar trajnerin Jurgen Klopp ta mbajë Xherdan Shaqirin në skuadër në mënyrë që ta përdorë atë në pjesën e sezonit kur agjenda e ndeshjeve është më e ngjeshur.
Përderisa Liverpooli është duke e shijuar një tjetër sezon fantastik deri më tani, Xherdan Shaqiri nuk është duke e kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij, transmeton Gazeta Express.
Ylli zviceran me origjinë nga Kosova e bëri transferimin nga Stoke City në Liverpool para sezonit 2018/19 dhe ai pati ndikim të menjëhershëm në skuadrën e Jurgen Kloppit sezonin e kaluar.
Ai i shënoi gjashtë gola në Premierligës, por mundësitë për ta dëshmuar veten u bënë gjithnjë e më të rralla për të në fund të sezonit, rrjedhë kjo që ka vazhduar edhe në këtë sezon 2019/20.
Shaqiri është cilësuar si “njeriu i harruar” në Liverpool, gjatë asaj që mund të jetë një sezon historik për skuadrën e Jurgen Kloppit.
Por, Shaqiri, përderisa ndihet i pakënaqur që s’ka luajtur më shumë se 11 minuta këtë sezon në Premierligë, insiston se ai është ende duke luftuar për një vend në formacion e parë, tentim ky që është dëmtuar nga lëndimet e tij këtë sezon.
“Natyrisht që jam i pakënaqur që s’luaj më shpesh. Nëse ky nuk është reagimi i një profesionisti, atëherë ai është duke e bërë punën e gabuar. Ai, Kloppi, nuk mund ta diskutojë personalisht rolin e secilit lojtar, kjo është normale”, ka thënë Shaqiri.
Faqja e tifozëve të Liverpoolit, Echo, të hënë e publikoi një artikull ku sugjerohej se 28-vjeçari mund të rezultojë i nevojshëm për skuadrën e Liverpoolit në të ardhmen. Ky artikull nxiti reagim nga disa ndër tifozët ultras të Liverpoolit raporton Gazeta Express.
Frank Powell: “Duhet ta mbajmë Shaqirin, ai do ta ketë rastin e vet. Duhet të ketë durim”.
Gary Moss: “Ai di të jetë elektrizues. A e mbani mend atë gol në debutimin e tij?”
Cade Rotol: “Ai harrohet dhe pastaj, kur na nevojitet një gol në minutat e fundit, na bie ndër mend për të”.
Davvydoe Jasper : “Në të njëjtën mënyrë si Fabinho dhe Origi nuk kishin shumë minuta lojë në ndeshjet në fillim të sezonit të kaluar, unë besoj se Shaqiri do të jetë më i nevojshëm më vonë. Kur agjenda e ndeshjeve të bëhet më e ngjeshur, ai do t’i duhet skuadrës”.
Ronald February: “Kloppi duhet t’i japë atij më shumë minuta lojë”, percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












