Lajme
Tifozët djegin flamurin shqiptar në Beograd
Në ndeshjen derbi të Serbisë, Partizan-Cervena Zvezda, simpatizantët e ty ekipeve dogjën flamurin kombëtar shqiptar dhe vazhduan me thirrje anti shqiptare
Stadiumet e futbollit në Ballkan vazhdojnë të mbesin arenat ku qytetarët i shfryen urrejtjet ksenofobe. Edhe mbrëmë në stadiumin e Partizanit në Beograd, në ndeshjen derbi të Serbisë, Partizan-Cervena Zvezda, simpatizantët e ty ekipeve dogjën flamurin kombëtar shqiptar dhe vazhduan me thirrje anti shqiptare.
Madje në tribunat e stadiumit u shpalosen transparente “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi). Ndërsa në 10- minutën e fundit të takimit dogjën dhe flamurin shqiptar. Gjatë takimit, ashtu siç pritej, janë shënuar edhe incidente.
Raportohet se ndeshja është ndërprerë për disa minuta pasi tifozët e të dy ekipeve “Delije” dhe “Grobari” kanë ndezur fishekzjarrë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0, për skuadrën vendase të Partizanit.
Gjatë gjithë natës së mbrëmshme forca të mëdha të policisë serbe kanë mbajtur të rrethuar Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, pasi që kishte zëra se tifozët e dy skuadrave pas ndeshjes, do ta djegin këtë ambasadë. Urrejtja ndaj shqiptarëve në Serbi është rritur, pas ndeshjes së dhunshme Serbi-Shqipëri e cila u ndërpre në minutën 42.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













