Lajme
Ticino zgjat pushimin prindëror për dy javë
Me kompromisin aktual, (16 javë në vend të 20 sa ishin kërkuar) parlamenti ndjek kundër-propozimin e pakicës së Komisionit
Me 43 pro dhe 37 kundër, Parlamenti i Ticinos ka miratuar dy javë shtesë të pushimit prindëror me rastin e lindjes së fëmijës.
Fillimisht, ishte një propozim nga PS ishte që donte të zgjasë këtë pushim nga 14 në 20 javë. Ndërsa me kompromisin aktual, (16 javë në vend të 20 sa ishin kërkuar) parlamenti ndjek kundër-propozimin e pakicës së Komisionit, raporton srf.ch.
Kjo është zgjidhja konsensuale nga një iniciativë e politikanit të PS Raoul Ghisletta, transmeton albinfo.ch. Shumica e Komisionit të Shëndetit dhe Sigurimeve Shoqërore kishte hedhur poshtë iniciativën.
Pas një ngërçi që kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur parlamenti kundërshtoi propozimin e mazhorancës me 38 po kundër 38 vota jo, po kjo përbërje e parlamentit ka miratuar tani kundër-propozimin e Komisionit të pakicës, transmeton albinfo.ch. Në vend të zgjatjes së lejes (pushimit) së lindjes me katër javë, kjo ai propozoi dy javë leje prindërore.
Zëdhënësit e komisionit të pakicave arsyetuan kompromisin, ndër të tjera, me situatën e tensionuar ekonomike të kantonit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kantoni i Gjenevës ka shërbyer si model për zgjidhjen e bërë sot në Ticino, përcjell albinfo.ch. Atje ekziston pushimi 16-javor i lindjes që nga viti 2000. Kantoni i Zvicrës perëndimore e mbajti këtë kur një leje lindjeje 14-javore u prezantua në nivelin federal në 2005.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











