Lajme
Ticino: Mbi 400 azilkërkues të strehuar në hotele, mungese e madhe e vendeve

Mbi 400 azilkërkues janë aktualisht të sistemuar në 14 hotele në kantonin Ticino, ndërsa rreth 150 të tjerë jetojnë në apartamente të marra me qira nga Kryqi i Kuq për llogari të autoriteteve kantonale. Lëvizjet e tyre të shpeshta mes strukturave të ndryshme – nga Biasca në Bombinasco, nga Paradiso në Cadro apo Rovio – po shkaktojnë konfuzion dhe tension në komunitetet lokale.
Kjo situatë vjen pas mbylljes së disa qendrave pritjeje dhe rritjes së ndjeshme të numrit të të miturve të pashoqëruar dhe migrantëve në përgjithësi. Vetëm të miturit e pashoqëruar në Ticino kanë arritur në rreth 250, me tendencë rritjeje, transmeton albinfo.ch.
Zyra kantonale për Azilkërkuesit dhe Refugjatët thekson se përdorimi i hoteleve është një zgjidhje e përkohshme, por e domosdoshme. “Për ne, pritja në hotele është opsioni më fleksibël në një kontekst që ndryshon vazhdimisht,” u shpreh Renzo Zanini, përgjegjës i sektorit. Ai shton se kantoni paguan për netët e qëndrimit, pa lidhje afatgjata me hotelierët – një metodë që minimizon rrezikun financiar për shtetin, por krijon pasiguri për pronarët e strukturave pritëse.
Ndërkohë, reagimet nga popullsia vendase nuk kanë munguar. Në Val Mara, një peticion me 640 nënshkrime u dorëzua kundër planit për të strehuar azilkërkues në një hotel lokal. Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Rovio e Biasca, ku banorët kanë shprehur shqetësime për pasojat e mundshme sociale dhe ekonomike.
Autoritetet kantonale po përgatiten të hapin, në tetor 2025, një qendër të re pritjeje në Camorino, me kapacitet 170 shtretër, në përpjekje për të stabilizuar situatën. “Po lëvizim drejt një modeli më të qëndrueshëm, me tre qendra të mëdha pritjeje publike dhe përdorim më të matur të strukturave të përkohshme,” sqaroi Zanini.
Kërkesa për prona të reja vazhdon të jetë e hapur, teksa kantoni u bën thirrje pronarëve të objekteve të ofrojnë hotele apo apartamente për të lehtësuar presionin mbi sistemin e strehimit.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?