Lajme
Thirrje vendeve evropiane për ‘hetime urgjente’ për Intelegjencën Artificiale

Grupet e konsumatorëve nga 13 vende europiane, po u bëjnë thirrje autoriteteve kombëtare, të fillojnë “hetime urgjente” për IA gjeneruese.
Grupet gjithashtu u bëjnë thirrje qeverive, të zbatojnë legjislacionin ekzistues për të mbrojtur konsumatorët.
Inteligjenca Artificiale gjeneruese është një lloj inteligjence artificiale, që mund të krijojë tekste, imazhe, video dhe përmbajtje të tjera, që i ngjajnë përmbajtjes së krijuar nga njerëzit.
“Inteligjenca Artificiale gjeneruese si ChatGPT, ka hapur të gjitha llojet e mundësive për konsumatorët, por ka shqetësime serioze se si këto sisteme, mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe dëmtojnë njerëzit,” tha Ursula Pachl, zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Organizatës Europiane të Konsumatorit (BEUC).
“Ato mund të përdoren gjithashtu për të përhapur keqinformime, për të përjetësuar paragjykimet ekzistuese, që përforcojnë diskriminimin ose të përdoren për mashtrim.”
Që nga publikimi i aplikacionit ChatGPT, në fund të vitit të kaluar, raportohet se ai ka thyer rekordin për bazën e përdoruesve, me rritje më të shpejtë dhe ka hapur më shumë diskutime rreth shpejtësisë së zhvillimit të Inteligjencës Artificiale dhe si ta rregullojmë atë.
Deklarata nga 13 grupet europiane të konsumatorëve vjen pasi Forbrukerrådet, një grup norvegjez i konsumatorëve dhe anëtar i BEUC, publikoi një raport të ri mbi rreziqet, që lidhen me IA gjeneruese.
Raporti theksoi kërcënimin e prodhimit të pasaktë dhe përdorimit të teknologjisë IA, për të manipuluar konsumatorët.
Raporti mbuloi gjithashtu shqetësimet në lidhje me sigurinë, privatësinë, automatizimin e detyrave njerëzore dhe ndikimin mjedisor të IA.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të sigurisë, të dhënave dhe mbrojtjes së konsumatorit, që të fillojnë hetimet tani dhe të mos presin duarkryq, që të kenë ndodhur të gjitha llojet e dëmtimeve të konsumatorëve, përpara se të ndërmarrin veprime,” tha Pachl.
Parlamenti Europian ra dakord mbi Aktin e Inteligjencës Artificiale javën e kaluar, duke miratuar një ndalim të përgjithshëm të mjeteve të njohjes së fytyrës, me fuqi në kohë reale të IA dhe ndalim të përdorimeve ndërhyrëse dhe diskriminuese të teknologjisë.
Akti i IA u propozua për herë të parë nga Komisioni Europian në 2021 dhe BE shpreson të përfundojë negociatat deri në fund të vitit. Ky do të ishte ligji i parë gjithëpërfshirës, që rregullon inteligjencën artificiale.
“Është thelbësore që BE-ja ta bëjë këtë ligj sa më të papërshkueshëm, për të mbrojtur konsumatorët”, tha Pachl në një deklaratë.
“Të gjitha sistemet e IA, duke përfshirë IA gjeneruese, kanë nevojë për shqyrtim publik dhe autoritetet publike duhet të rivendosin kontrollin mbi to.”
Shumë ekspertë, politikanë dhe institucione, kanë paralajmëruar së fundmi për rreziqet e inteligjencës artificiale.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha javën e kaluar se duhej të koordinohej një veprim global mbi këtë temë dhe miratoi ngritjen e një mbikëqyrësi ndërkombëtar, për inteligjencën artificiale.
Bordi Europian për Mbrojtjen e të Dhënave ka krijuar gjithashtu një grup pune në ChatGPT “për të nxitur bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer informacion mbi veprimet e mundshme të zbatimit, të kryera nga autoritetet e mbrojtjes së të dhënave”.
Krijuesi i ChatGPT, Sam Altman, madje i tha Kongresit Amerikan, se ndërsa ai beson se njerëzimi do të përfitojë nga inteligjenca artificiale, ajo duhet të rregullohet.
Një deklaratë e fundit e publikuar nga Qendra për Sigurinë e IA, e nënshkruar nga ekspertë të IA dhe figura publike, tha se “zbutja e rrezikut të zhdukjes nga IA ,duhet të jetë prioritet global, krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore, si pandemitë dhe lufta bërthamore”. / Euronews
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri