Lajme
Thirrje publike për masivizimin e mësimit plotësues shqip në Zvicër
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 Qershor), Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ) u bën thirrje publike të gjitha familjeve shqiptare në Zvicër, e veçanërisht familjeve shqiptare të Luginës së Preshevës, që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në klasat shqipe aty ku jetojnë, njofton albinfo.ch.
Puna e paçmuar e mësuesve shqiptarë në Zvicër, por dhe mbështetja e ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për mësimin shqip në diasporë është një akt patriotik dhe shumë i nevojshëm për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë.
Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe historisë tonë është obligim moral dhe kombëtare i gjithsecilit prej nesh, ndaj si Lidhje të shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër bëjmë apel edhe për shoqatat e tjera shqiptare në Zvicër për një angazhim më të madh dhe më të përbashkët në këtë mision fisnik.
Gjatë takimeve dhe kontakteve që kemi pasur me përfaqësues të shkollave shqipe në Zvicër është konstatuar se vijueshmëria në shkollat shqipe të nxënësve mërgimtarë-shqiptarë, nuk është në nivele të kënaqshme, duke përbërë kështu rrezik për asimilimin dhe harresën e gjuhës amtare të fëmijëve në diasporë. Një nga shqetësimet që mësuesit shprehin është se brezi i dytë ka njohuri bazike të gjuhës shqipe dhe nëse nuk intensifikohet puna e mësuesve shqiptarë në shkolla në Zvicër, brezi i tretë nuk do ta flasë më gjuhën tonë të bukur shqipe.
Bazuar në këtë realitet, ne e konsiderojmë të domosdoshëm apelin drejtuar prindërve shqiptarë për t’u angazhuar në përcjelljen e fëmijëve të tyre në ndjekjen e shkollave shqipe si një akt atdhetar e patriotik, siç dhe e konsiderojmë të rëndësishëm bashkëpunimin me ambasadat tona të Shqipërisë e Kosovës, duke shtuar njëherësh përpjekjet e organizuara me baza shkencore për të edukuar fëmijët tanë me gjuhën, kulturën, historinë e traditat e bukura shqiptare.
Ne përshëndesim dhe inkurajojmë përpjekjet e viteve të fundit të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, e cila ka hapur rreth 100 pika shkollore në 16 kantone të Zvicrës dhe po vazhdon me të njëjtin ritëm, me qëllim që gjuha shqipe të mësohet nga të gjithë fëmijët shqiptarë në Zvicër. Ne vlerësojmë kontributin prej disa dekadash të LAPSH dhe u bëjmë thirrje për një angazhim më të madh në përmbushjen e misionit të tyre fisnik.
LSHPMBZ u bën thirrje dhe një herë familjeve shqiptare që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për mësimin e gjuhës shqipe, qoftë në institucionin arsimor “Shkolla Shqipe” në Zvicër, qoftë në LAPSH. E rëndësishme për ne është ruajtja dhe mësimi i gjuhës amtare shqipe.
Me nderime, LSHPMBZ.
Gjenevë, më 1 qershor 2022.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











