Lajme
Thirrje për liberalizim të vizave për kosovarët
Mund të pritet që para Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës, që pajisen me pasaporta biometrike të udhëtojnë në shtetet e BE-së pa viza
Kosova mund të shpresojë për liberalizim të regjimit të vizave për vendet e BE-së, qysh në këtë vit. Ndërkohë mbetet shumë punë teknike për t’u bërë, ndërsa pajisja me pasaporta biometrik, kontrolli integral i kufirit dhe riatdhesimi mbetet sfidat që duhet të kryejë Kosova deri në fund të shtatorit, kur mund të pritet që Komisioni Evropian (KE) të jap dritë jeshile që kosovarët të udhëtojnë pa viza, si edhe të gjitha vendet e rajonit.
Por, paraprakisht Kosova duhet të marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave nga BE-ja. Në këtë drejtim, këto ditë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, do të qëndrojë në shtetet e Beneluxit, ku do të takohet me homologët e atjeshëm dhe do të të nënshkruhen marrëveshje për riatdhesim.
Ndërkohë, eurodeputetët Ulrike Lunacek, Tanja Fajon dhe Hannes Swoboda i kanë bërë thirrje BE-së, që të fillojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pa u vonuar. Ata i kanë kërkuar Presidencës hungareze, që Këshilli i Ministrave ta trajtojë këtë çështje në takimin që do të mbahet nesër në Bruksel.
Tre deputetë të Parlamentit Evropian (PE), Ulrike Lunacek – raportuese për Kosovën në PE, Tanja Fajon – raportuese për liberalizim të vizave në PE dhe Hannes Swoboda – kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në PE, Grupi Punues për Ballkanin Perëndimor, i kanë dërguar një letër Sandor Pinter, ministër i Brendshëm i Hungarisë, vendi që aktualisht kryeson BE, duke kërkuar që procesi i liberalizimit për Kosovën të fillojë pa vonesa. Tre eurodeputetët i kanë bërë thirrje zyrtarit hungarez që për këtë çështje t’i njoftojë vendet anëtare të BE-së para takimit të Këshillit të Ministrave.
“Duke pasur parasysh këtë dhe përkushtimin e fuqishëm të Presidencës hungareze ndaj integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, ne ju kërkojmë si president i Këshillit t’u bëni thirrje vendeve anëtare që të mos e vonojnë më gjatë procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën dhe të hapin dialogun e vizave sa më parë që të jetë e mundur. Ne do t’ju jemi falënderues nëse përmbajtjen e kësaj letre do t’ua paraqitni të gjitha shteteve anëtare, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për Drejtësi dhe Çështje të brendshme që do të mbahet më 12 maj”, thuhet në letrën e eurodeputetëve, të cilën e ka siguruar Express.
Luancek, Fajon dhe Swoboda kanë kërkuar, po ashtu, që KE-ja menjëherë të përgatisë kriteret që Kosova duhet t’i përmbushë për të përfituar udhëtimin e lirë në shtete anëtare të BE-së.
Në bazë të zhvillimeve, mund të pritet që qysh para Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës, që pajisen me pasaporta biometrike (që është thënë se do të jepen gjatë verës), mund të udhëtojnë në shtetet e BE-së pa pasur nevojë për viza.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














