Kosova
Thirrje “Kosova është Serbi” në veturë, tre persona arrestohen në Deçan
Të dielën tre persona janë arrestuar pranë Manastirit të Deçanit pasi në veturë mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar këtë për KOHËN, duke bërë të ditur se vetura ishte me targa nga Mali i Zi, e ishte futur në Manastir nën monitorimin e Policisë.
“Sot kanë qenë në Manastir të Deçanit rreth 3.000 persona që kanë marrë pjesë në një ceremoni fetare. E një veturë me shkrimin ‘Kosova është Serbia’ është futur në Manastir. Ajo është monitoruar nga Policia e Kosovës. Në momentin kur vetura ka dalë, janë arrestuar tre persona dhe janë intervistuar. Pas intervistimit, të njëjtit kanë vazhduar me thirrje nacionaliste, me ç’rast janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Nikçi.
Ata u arrestuan për veprën penale “nxitje e urrejtjes”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









