Lajme
Thirrje diasporës për të investuar në Kosovë
Qeveria e Kosovës është duke u munduar t’i implementojё praktikat më të mira në rajon, për të bërit biznes, thanë ministrat Murati e Bajrami në takim me diasporën në Austri
Qeveria e Kosovës me programin e ri është duke implementuar politikat më të mira të të bërit biznes në rajon, prandaj ardhja e biznesmenëve nga diaspora është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin. Kështu kanë deklaruar dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, Valon Murati i Diasporës dhe , Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe e Industrisë.
Ata, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, kanë mbajtur një konferencë pёr mbështetjen institucionale të ndërmarrësve nga diaspora organizuar nga programi “KOSME”.
Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Rrjetit të bizneseve shqiptare në Austri dhe përfaqësuesve nga Oda Ekonomike e Kosovës. Ndërsa konferencën e hapi ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, i cili paraqiti punën e Ambasadës dhe bashkëpunimin e saj me bizneset nga diaspora.
Ministrja Bajrami foli për programin e qeverisë, i cili, siç tha, është një program me tendenca për zhvillim ekonomik, duke premtuar bashkëpunim të vazhdueshëm me bizneset nga diaspora. Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës është duke u munduar t’i implementojё praktikat më të mira në rajon, për të bërit biznes.
Në fjalën e tij, ministri Murati foli për objektivat e Ministrisë së Diasporës. Ai edhe njëherë e falënderoi Rrjetin e biznesit në Austri për punën e shkëlqyeshme që ka bërë qё nga themelimi.
Ministri Murati premtoi përkrahje të vazhdueshme të Ministrisё së Diasporës, ashtu siç janë përkrahur për t’u themeluar.
Ai, gjithashtu, foli lidhur me komisionin ndërinstitucional për bizneset nga diaspora, i cili, pas propozimit të tij, është futur në programin qeveritar, komision ky që do të jetë një mekanizëm ku do të adresohen dhe do të tentohet të zgjidhen të gjitha problemet e mundshme që këta ndërmarrës do të kenë.
Gjithashtu, ai tha të caktohet përqindja e caktuar për investitorët nga diaspora në programin e fondit të punësimit. Ndërsa pas takimit, ministri Murati dhe ministrja Bajrami iu përgjigjën pyetjeve tё shumta të pjesëmarrësve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












