Shqipëria
Thirrja e autoriteteve: Mos blini polica jo-valide
Në të kaluarën, në disa raste, këto polica janë shitur në mënyrë abuzive të plotësuara me dorë dhe jashtë territorit shqiptar
Festat e fundvitit shënojnë kohën kur një pjesë e mirë e emigrantëve kthehen për t’i kaluar ato me familjarët në Shqipëri.
Një pjesë e mirë e tyre preferojnë që udhëtimin ta bëjnë me automjete për të cilat është e nevojshme marrja e policës kufitare.
Në të kaluarën, në disa raste, këto polica janë shitur në mënyrë abuzive të plotësuara me dorë dhe jashtë territorit shqiptar, shkruan ‘monitor’.
Për të eliminuar këtë pjesë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes pasi nga data 1 nëntor këto polica raportohen online në kohë reale dhe plotësimi i tyre nuk mund të bëhet me dorë. Po kështu ato nuk duhet të blihen jashtë territorit shqiptar, përcjell albinfo.ch.
“Periudhat e fundvitit shoqërohen edhe me rritje të lëvizjeve në drejtim të Shqipërisë, prandaj duhet të tregoni kujdes me blerjen e policave të sigurimit kufitar, që të mos bini pre e abuzimeve të mundshme” thuhet në njoftimin e AMF.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










