Shqipëria
Thirrja e Ambasadës amerikane për kujdes gjatë protestave në Shqipëri
Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë në Shqipëri që të jenë vigjilentë, e nëse munden, të shmangin praninë e tyre në zonat e grumbullimit të turmave.
Ambasada njofton shtetasit amerikanë, e të tjerët që të bëjnë kujdes veçanërisht në pikat e grumbullimit të njoftuara paraprakisht nga organizatorët e protestës, por pa u kufizuar vetëm në to, si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë; zona e kryqëzimit të “Zogut të Zi”; Qyteti Studenti dhe zona përreth stadiumit “Selman Stërmasi”, përcjell albinfo.ch.
Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë që të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive. Protesta do të zhvillohet më 16 shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











