Shkurt.ch
Therrje në Aeroportin e Cyrihut, plagoset rëndë shqiptari
Siç merr vesh albinfo.ch, bëhet fjalë për një zënkë në mes të dy familjeve shqiptare nga Maqedonia
Sot rreth orës 4 të mëngjesit ka ndodhur një dramë e rëndë familjare në Aeroportin e Cyrihut. Një konflikt në mes të dy familjeve shqiptare nga Maqedonia ka eskaluar në një therje me thika, që ka rezultuar me një të ri shqiptar të plagosur rëndë.
Siç merr vesh albinfo.ch nga burime jozyrtare, shqiptarë që kanë qenë të pranishëm në ato momente në aeroport, bëhet fjalë për një zënkë në mes të dy familjeve shqiptare nga Maqedonia. Ato nuk mund të precizojnë nëse familjet në fjalë janë nga Tetova apo nga Gostivari.
Personat që kanë parë ngjarjen tregojnë për një pamje të llahtarshme. Gjurmët e gkakut të personit të plagosur kanë përshkuar holin e aeroportit në gjithë gjatësinë e tij. Ndërkaq, policia e kantonit të Cyrihut ka bërë të ditur se i plagosuri është një shtetas maqwdonas i moshës 27 vjeçare. Ai së bashku me familjarë të tij e ka kaluar natën në terminalin numrër 2 të aeroportit duke pritur fluturimin për në Shkup.
Kur, rreth orës 4 të mëngjesit është paraqitur bashkëshortja e tij me vëllanë dhe babnë e saj, ka plasur sherri në mes të dy familjeve. Për pasojë, 27 vjeçari ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar në spital.
Dorasit e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes por janë kapur pas pak nga policia në kantonin Vaud.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










