Feja
Themelohet Unioni i Imamëve Shqiptarë
Unionin e Imamëve Shqiptarë të Zvicrës do ta udhëheq imami i Bashkësisë Islame Shqiptare “Hëna e re”, në Kreuzlingen, Rejhan Neziri
Imamët shqiptarë të Zvicrës tash e tutje do të veprojnë në një çati duke i kordinuar aktivitetet e tyre edhe zyrtarisht nëpërmjet Unionit, të cilët e themeluan këtyre ditëve në Bernë.
Unionin e Imamëve Shqiptarë të Zvicrës do ta udhëheq imami i Bashkësisë Islame Shqiptare “Hëna e re”, në Kreuzlingen të Zvicrës, Rejhan Neziri.
Unionin, e përbëjnë imamë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe numri i tyre arrinë afërsisht në 30, të cilët janë të përfshirë në strukuturat udhëheqëse të kësaj organizate myslimane.
Unioni i Shqiptarëve është zotuar se nuk do të toleroj ekstremizmin e as fanatizmin në Zvicër..
Imamët shqiptarë thuhet po ashtu se do të angazhohen fuqishëm për avancimin e dialogut ndërfetar dhe për këtë Unioni do t’i merr të gjitha masat e nevojshme për sigurimin dhe ruajtjen e paqes e të bashkëjetesës në shoqërinë zvicerane.
“Më datë 22 janar 2012, në lokalet e xhamisë “Ikre’” në Bernë, për të dhjetën herë me radhë u takuan anëtarët e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, me seli në Cyrih, që për rend dite ndër të tjera kishin edhe miratimin e statutit, zgjedhjen e organeve të Unionit”, thuhet në një komunikatë për media..
Në të njëjtën komunikatë bëhet e ditur se hoxhallarët shqiptarë miratuan njëzëri statutin e Unionit, të cilin mund ta gjeni në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht, edhe te ueb faqja e Unionit www.uais.ch. Në ndërkohë, ata kanë paralajmëruar se statutin do ta përkthejnë edhe në gjuhën frënge.
Unioni i imamëve shqiptarë në Zvicër për synim do të ketë përcjelljen e mesazhit islam në Zvicër dhe jashtë saj sipas metodologjisë së shëndoshë islame, thuhet në njoftimin e Unionit.Po ashtu Unioni do të përhap njohuritë fetare islame dhe ofron lehtësime në rrugën e mësimit të Islamit.
Po ashtu thuhet në komunikatë se Unioni do të ofron vetëm përgjigjet juridike islame duke u mbështetur në parimet bazë të njohura te dijetarët e fesë.
Unioni po ashtu ka marrë pë detyrë të kontribuoj në zgjidhjen e problemeve të shumta të muslimanëve në rrafshin social, psikik, kulturor dhe fetar si dhe ofron këshilla e sugjerime duke u mbështetur në burimet e Islamit.Unioni po ashtu do të angazhohet për integrimin e muslimanëve në shoqërinë zvicerane dhe me këtë rast ai bart qëndrimin e mesëm në interpretimin e Islamit.
Unioni kultivon marrëdhënie të mira me Bashkësitë Islame të vendlindjes, me lidhjet e shoqatat kulmore islame si dhe me komunitetet e tjera fetare këtu në Zvicër.
Anëtarë të Unionit janë të gjithë imamët, vaizët (predikuesit) dhe mual-limët (mësuesit fetarë) shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe të cilët pajtohen me statutin e Unionit dhe me ligjet në fuqi të shtetit zviceran, thuhet në njoftimin e imamëve shqiptarë në Zvicër, të derguar nga sekretari Fehim Dragusha.
Në këtë mbledhje pos të tjerash imamët miratuan njëzëri edhe planin mësimor për edukatën fetare islame nëpër xhamitë shqiptare në Zvicër, të cilin po ashtu janë në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht (së shpejti edhe në frëngjisht), mund ta gjeni te ueb faqja e imamëve www.uais.ch.
@uais
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










