Lajme
Ambasada e SHBA-së ndihmon themelimin e qendrës “Bonevet” në Mitrovicë
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar që ka mbështetur themelimin e një qendre të re të “BONEVET”-it në Mitrovicë, me një grant prej 248.000 dollarëve amerikanë. Kjo do të jetë qendra e katërt e këtij lloji në Kosovë.
“Ambasada e SHBA-së në Kosovë e ka mbështetur qendrën “BONEVET” që nga fillimi. Jemi krenarë që tani po e thellojmë partneritetin tonë me këtë organizatë shumë të suksesshme, pasi ajo po e zgjeron punën e saj për t’i zhvilluar aftësitë konkrete, teknologjike dhe kreative të nxënësve të shkollave fillore e të mesme në mbarë vendin. “BONEVET Mitrovica” do të jetë pasuri e shkëlqyeshme për të rinjtë e qytetit nga të gjitha komunitetet. Presim që “BONEVET Mitrovica” të marrë mbështetje të plotë lokale, pasi ajo po kërkon hapësirë të vlefshme për punën e saj në Mitrovicë. Jemi optimistë që nxënësit e “BONEVET Mitrovica” do të bëhen pjesë e rëndësishme e kapitalit njerëzor të qytetit, me aftësi konkrete teknologjike dhe me një perspektivë globale që plotësisht përqafon diversitetin dhe harmoninë që shpijnë drejt zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit”, është thënë në njoftim.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











