Lajme
Thellohet kriza, opozita bojkoton edhe Kryesinë e Kuvendit
Hendeku i mosmarrëveshjeve ndërmjet pozitës dhe opozitës është thelluar edhe më shumë në Kosovë, madje nuk ka as shenja të zgjidhjes. Opozita po bojkotin gjithçka në Parlament
Kriza politike në Kuvendin e Kosovë është thelluar edhe më shumë, pasi që partitë opozitare kanë bojkotuar edhe Kryesinë e Kuvendit dhe komisionet parlamentare. Me këtë rast, hendeku i mosmarrëveshjeve ndërmjet pozitës dhe opozitës është thelluar edhe më shumë, madje nuk shihen as shenja të zgjidhjes.
Donika Kada-Bujupi, nga AAK në një konferencë për media ka thënë se nuk do të lëshojnë pe pa u rikthyer dhe rishqyrtuar marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.
“Ne dëshirojmë t’i bëjmë të ditur popullit se normaliteti është në duart e dy partive të pozitës (PDK-LDK) të cilat po marrin vendime të dëmshme për vendin. Ne nuk do të lëshojmë pe pa. Sot e thërrasim Qeverinë që përmes rishqyrtimit dhe rikthimit të këtyre marrëveshjeve ta zhbllokojnë punën në Kuvend”, ka thënë Kada-Bujupi.
Ndërsa Glauku Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se me bllokimin e sotëm të Kryesisë dhe bllokimin që po ua bëjmë seancave “po përpiqem t’ua bëjmë me dije se veprimet tona nuk do të ndalen”. “Nuk do të ndalemi deri në heqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e dëmshme për vendin”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka organizuar sot një panel diskutimi, ku ka ftuar pjesëtarët e shoqërisë civile, gazetarët dhe analistët për të diskutuar rreth bllokadës në Kuvend dhe gjetjes së një mënyrë se si të dilet nga ajo. Veseli ka shfaqur besimin se shumë shpejtë do të zhbllokohet puna në Kuvendin e Kosovës.
“Bllokada e punimeve në Kuvend nuk është në përputhshmëri me rregulloren dhe ligjet e Kuvendit të Kosovës. Kjo bllokadë është në kundërshtim më këto elemente, dhe pozita deri më tani gjithnjë i ka jep hapësirë opozitës hapësirë për të shfaqur pikëpamjet e tyre por opozita po e keqpërdor atë”, ka thënë Veseli.
Ka më shumës e dy javë, që Kuvendi i Kosovës po mbahet i bllokuar nga deputetët e tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma. Këto parti që kanë 30 deputetë nha 12 sa ka Kuvendi i Kosovës, po kundërshtojnë marrëveshjet e fundit me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Opozita po kërkon nga kryeministri Isa Mustafa që ta heq nënshkrimin nga dy marrëveshjet, ose të jap dorëheqje. Mustafa pas kthimit nga SHBA, ku qëndroi në Nju Jork në punimet e sesionit të 70 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha se nuk e ka ndërmend t’i heq nënshkrimet.
Në anën tjetër opozita është duke e zhvilluar një peticion gjithandej Kosovës, kundër Asociacionit dhe Demarkacionit. Këtë peticion deri dje e kanë nënshkruar më shumë se 150 mijë qytetarë. Kryeministri Mustafa para pak ditësh tha, se peticionin po e nënshkruajnë qytetarët e painformuar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












