Kosova
“The Times”: Shqipëria, ndër vendet më interesante të Evropës për t’u vizituar
“The Times” e ka renditur Shqipërinë mes “25 vendeve më interesante të Evropës për të qëndruar”.
Nga hotelet e vogla butik në fshatrat franceze që prodhojnë verë, ishujt e pashfrytëzuar në Kroaci, deri te peizazhet natyrore të Shqipërisë, ne kemi zgjedhur vendet që do të dëshironit t’i mbanit të fshehta, ishin fjalët e para që nisi shkrimi në revisten e njohur, përcjell albinfo.ch.
“The Times” e ka renditur Shqipërinë mes “25 vendeve më interesante të Evropës për të qëndruar”.
Shqipëria, e vendosur mes Malit të Zi dhe Greqisë në Gadishullin Ballkanik, ka mirëpritur një numër në rritje vizitorësh, të etur për të eksploruar kulturën dhe traditën e saj unike.
Bukuria e vërtetë e Shqipërisë gjendet jashtë qyteteve, aty ku vargmalet e mëdha shtrihen nga veriu në jug si një shpinë e thepisur, me lumenj të kaltër që gjarpërojnë nëpër kanionet e tyre të paanë.
Një udhëtim në fshatin e thellë të Thethit në Bjeshkët e Nemuna, të njohura edhe si Alpet Shqiptare, është i domosdoshëm, ashtu siç është një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit për në bujtina të arritshme vetëm nëpërmjet ujit.
Shqipëria rrëmben gjithmonë titujt e lajmeve për pushimet buxhetore, por më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet peizazhit të saj.
Një mënyrë për ta përqafuar atë është ky udhëtim i ri kërkues, ndonjëherë i ngadaltë, tetëditor në Bjeshkët e Nemuna.
Këtu mund të ecni ose thjesht të relaksoheni duke shijuar kuzhinën e freskët shqiptare, si mish i pjekur, fasule të zjera me speca, apo peshk i freskët i shërbyer me sallata të stinës.
Pikat kryesore përfshijnë piknikun në një kasolle barinjsh, një vizitë në fshatin historik të Thethit dhe notin në ujërat e Nderlysajt.
Zona ofron hotele tradicionale, butik dhe bujtina.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












