Lajme

“The Telegraph”: Shqipërinë vizitojeni më 2015

Në mesin e 20 vendeve turistike që duhet të vizitohen në vitin 2015 është edhe Shqipëria, shkruan prestigjiozja britanike “The Telegraph”

Gazta prestigjiozja britanike “The Telegraph” e rendit Shqipërinë në mesin e 20 vendeve turistike që duhet të vizitohen në vitin 2015. Sipas kësaj gazete, Shqipëria përshkruhet si një nga vendet më pak të zbuluara në Evropë, por që është “keqkuptuar më shpesh në Ballkan”.

Artikulli shkruan se, më tepër se 20 vjet nga rënia e regjimit komunist, turizmi është ende një aspekt relativisht i pazhvilluar, ku grekët, italianët dhe shqiptarët janë vizitorët më të shpeshtë të bregdetit.

Përtej bregdetit të Shqipërisë, vende të tjera interesante janë fshatrat e kohës së Perandorisë Osmane, peizazhet e rralla, thesaret arkeologjike, jeta e egër dhe jeta bujqësore që mbetet e pandryshuar në zonat rurale.

“The Telegraph” rrëfen se në vizitën e fundit në Sarandë, mbeti e mahnitur nga fakti se ky “vend krenar” ndodhet në kryqëzime turistike.

“Duke marrë parasysh vendndodhjen në Adriatik, që është për t’u pasur zili, midis Greqisë dhe Malit të Zi, shumëkush mund ta vrasë mendjen se për sa kohë bregdeti mund të mbetet i padëmtuar. Ndaj, duhet shkuar brenda 2015-s!”, thuhet në artikullin e gazetës më prestigjioze britanike.

Ky artikull po ashti përshkruan edhe destinaconet nga duhet shkuar. “Si të shkoni? Një tur 6-ditor përfshin qëndrimin në hotele në Sarandë, Berat, Tiranë dhe Vlorë dhe kushton 1478 paund për person, përmes “Sunvil Holidays” (Britani)”, shkruan “The Telegraph”.