Lajme
The Guardian: Shkupin e shkatërroi “Shkupi 2014”
Projekti “Shkupi 2014”, sipas “The Guardia”, e ka shndërruar Shkupin një prej vendeve më pak për t’u vizituar
Gazeta më me ndikim në Britani të Madhe, “The Guardia” kritikon Qeverinë e Maqedonisë për projektin “Shkupi 2014” duke e konsideruar si projekt që hasmëron maqedonasit ortodoks me grekët dhe shqiptarët. Kjo e përditshme në një reportazh mbi Shkupin, thotë se skulpturat e vendosura para pesë viteve, dalin shumë falso.
Po të ecësh përgjatë lumit mes përmes Shkupit, kryeqyteti i Maqedonisë, do të takosh një arkitekturë shkëlqyes, ndërtesat neoklasike të zbukuruara me figura mitike. “The Guardian” shkruan se këto forma arkitekturore nuk ishin aty vetëm pesë vite më parë.
Në Prillin hershëm, baret përreth lumit shkunden për të rifilluar punën në tarracat pranë lumit pas dimrit të gjatë. Urat që takohen me statujat e heronjve, artistëve dhe shkrimtarëve maqedonas përshkojnë ujërat e qetë dhe të ngadaltë të Lumit të Vardarit, transmeton Indeksonline.
Projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014” pothuajse është realizuar në plotni, projekt i cili duhej realizuar në vitin paraprak. Kjo punë për ta kultivuar një qytet antik me statuja dhe ndërtesa antike është po aq intrigues dhe përçarës njëjtë sikur në momentin kur u dha lajmi për projektin.
Projekti ka dy qëllime: të tërheq turistë, si dhe të zbulojë ngjarjet dhe vlerat historike që Maqedonia ka ndaj Greqisë, duke aluduar në patriotizmin e maqedonasve nacionalistë.
Ky projekt ka kushtuar diku prej 200 milionë e deri në 500 milionë euro, varësisht me kënd flet për këtë çështje, duke rezultuar me një qendër me pamje krejtësisht të re, shkruan “The Guardian”. “Është e pavlerë, por po sjell vizitorë”, ka thënë Oliver Stefanovski, menaxher i hotelit “Unity” në Shkup.
Sipas “The Guardian”, maqedonasit po brengosen për shpenzimet nga paraja publike në këtë projekt, duke dalur me një rezultat kuantitativ dhe falso. Po ashtu shqetësim i madh është edhe fakti që qeveria maqedonase injoron rolin e myslimanëve shqiptarë në historinë e Maqedonisë në këtë projekt, duke mos e reprezentuar atë në mënyrë të drejtë, apo duke mos e reprezentuar fare.
Në qendrën me pamje të re të qytetit, gjendet statuja e Aleksandrit të Madh, rrethuar me statuja të tjera luftëtarësh dhe një fontanë të xhingilosur me drita dhe reklama artistike.
Më poshtë, përgjatë lumit të Vardarit takoheni me statujën e Filipit të Maqedonisë, me dorën lartë në qiell duke shikuar përpara.
“Preferoj këtë pjesë të qytetit më shumë se pjesën tjetër. Kjo është historia jonë e vërtetë”, thotë një pronare e një restoranti të vogël në Shkup.
Vizitorët e huaj preferonin që së pari të vizitonin dhe të endeshin në Pazarin e Vjetër të Shkupit ku mund të shihnit Xhaminë dhe objektin e vjetër në një maje kodre. Por, tani pas pesë minutash që keni pirë një kafe turke, ju mund të gjendeni në një ambient krejt tjetër, larg traditave të Lindjes së Mesme, në një vend të traditave të lashta evropiane të rrethuar me arkitekturë imagjinare dhe tërheqëse.
Sipas “The Guardian” mendimet mund të jenë të ndryshme mbi këtë çështje, mirëpo projekti “Shkupi 2014”, e ka shndërruar Kryeqytetin në një prej vendeve më jo-ortodokse për t’u vizituar.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












