Shqipëria
“The Guardian” shkruan për Shqipërinë: Banjat e Bënjës, një xhevahir i vërtetë
Medium prestigjioz britanik “The Guardian” ka shkruar sërish për Shqipërinë, kësaj here duke promovuar banjat termale të Bënjës, në Përmet.
Në listën e vendeve që duhen vizituar për ata që preferojnë Spa-të dhe Saunat, “The Guardian” e rendit Shqipërinë të parën, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“‘Një xhevahir i vërtetë; e quan gjiganti britanik, duke përmendur madhështinë e luginës së Vjosës, lumit të fundit që rrjedh i lirë në Europë, urën e lashtë prej guri nën kaltërsinë e qiellit shqiptar”, ka shkruar ai.
Përndryshe, në këtë artikull përmendet edhe ura e lashtë prej guri që ndodhet atje.
“Banjat termale të Bënjës në jug të vendit janë një xhevahir i vërtetë. Burimet arrihen nga një rrugë shkëmbore, pak me makinë nga Përmeti. Shtrirja përfundimtare duhet të bëhet në këmbë. Banja ndodhet pranë lumit Langaricë, një degë e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë në Evropë. Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u lyer me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike. E gjithë kjo duke marrë në sy madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar”, thuhet në këtë artikull.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












