Lajme
“The Guardian”: Maqedonia, nën klimën e „grusht shtetit” dhe përgjimeve
Gazeta e mirënjohur britanike “The Guardian” ka shprehur në një shkrim shqetësimet për demokracinë e brishtë dhe për tensionet dhe krizën politike të krijuar pas zhvillimeve të fundi mes padive për procesin e nisur nga pushteti, të koduar si “Puç”, ndaj liderit opozitar maqedonas, Zoran Zaev dhe, në anën tjetër, zbardhjen e përgjimeve nga ky i fundit.
“The Guardian” shkruan se vendi po ballafaqohet me një krizë të përshkallëzuar politike dhe se shprehen shqetësime për ndërhyrjen e pushtetit te gjykatat dhe mediet.
Sipas “The Guardian”, Brukseli zyrtar ka rritur shqetësimet për këtë krizë politike, por, nga ana tjetër, nuk pritet eskalimi i saj në ndonjë konflikt.
Maqedonia, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përballet me një krizë të përshkallëzuar politike mes dyshimeve të një “grusht shteti” të planifikuar dhe një skandali të përgjimeve të publikuar nga opozita.
Sipas gazetës, lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, edhe këtë të premte lëshoi të ashtuquajturat ‘bomba’ kundër qeverisë, ku u publikuan një seri bisedash të përgjuara të kryeministrit Nikola Gruevski dhe zyrtarëve të tjerë, në të cilën diskutohet për ndërhyrje në procese gjyqësore, medie dhe planifikime urbane.
Maqedonia është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por negociatat kanë qenë në mënyrë të përsëritur të bllokuara nga Greqia për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me emrin e vendit.
Derisa zyrtarët e BE-së kanë përsëritur çdo vit rekomandimin për nisjen e negociatave, në Maqedoni janë rritur shqetësimet për rrethimin e vlerave evropiane, sidomos për shkak të ndërhyrjes së pushtetit ndaj lirisë së medies dhe gjyqësorit.
Lideri opozitar, Zaev, pretendon se bisedat e ardhshme të përgjuara do të vënë në dukje makinacionet e dyshuara të Gruevskit mbi “çështjen e emrit” dhe mbylljen e një stacioni televiziv të opozitës, transmetojnë mediet në Shkup.
Ai ka thënë gjithashtu se zbulimi i përgjimeve të tjera në të ardhmen mund të përfshijnë edhe elemente etnike. Qeveria akuzon Zaevin për spiunazh dhe komplot për një grusht shtet.
Tensionet në Maqedoni kanë qenë në rritje që prej zgjedhjeve të kontestuara në prill 2014, në të cilat partia në pushtet konservatore VMRO-DPMNE e Gruevskit mundi partinë ish-komuniste Social Demokrate të Zoran Zaev (SDSM), edhe atë për të katërtën herë me radhë. Opozita deklaroi se zgjedhjet ishin manipuluar dhe vjedhur nga pushteti, siç quhet, diktatura e Gruevskit.
Autoritetet në Shkup pranojnë se vendi ka mangësi, por këmbëngulin se procesi i pranimit në BE do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi më transparent e funksional në vend. Mbështetja për anëtarësim në BE është e lartë, në rreth tre të katërtat e popullsisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











