Kosova
Thaçit i kundërshtohet lirimi me kusht: S`ka dritë jeshile as për të tjerët!
Bëhet e ditur se Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovë për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në burgun e Sheveningenit, në Hagë.
Sipas njoftimit, njëra nga arsyet që e paraqitura nga kjo gjykatë për refuzimin në fjalë lidhet me ndërhyrjen në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë, për të dhënë dëshmi të fabrikuara. Një arsye tjetër është gjoja pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të mbrojtur, thonë mediat në Kosovë.
“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, theksohet në dokumentet e Gjykatës Speciale. Avokati mbrojtës i Thaçit sakaq ka rreshtuar një sërë argumentesh që, sipas tij, Gjyqtari i Procedurës Paraprake duhet t’i marrë parasysh për ta lejuar Thaçin të qëndrojë në arrest shtëpie.
Ai përmend garancitë e dhëna nga Policia e Kosovës dhe garancitë e Qeverive të vendeve të treta, e nënvizon se nuk ka asnjë rrezik që klienti të tij të tentojë të largohet, të bëjë përpjekje për të penguar procedurat e Gjykatës, apo “të kryejë ndonjë vepër tjetër penale”.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një shkrese drejtuar gjykatës, ka kundërshtuar po ashtu dhe lirimin e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga paraburgimi, ku ndër të tjera thotë se Policia e Kosovës nuk mund të zbatojë në mënyrë efektive kushtet e propozuara.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










