Kosova
Thaçi vetëdeklarohet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën që e rëndon nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se aktakuza është e paqëndrueshme.
“Aktakuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ai.
Sekretari administrativ i Dhomave të Specializuara në Hagë ka lexuar pikat e aktakuzës, të cilat e rëndojnë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Thaçi akuzohet për vepra penale, si krime lufte dhe gjashtë të tjera si krime kundër njerëzimit.
“Thaçi akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave”, u shpreh sekretari administrativ i Speciales.
Ai tha se këto krime u kryen në mes të prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe Shqipërinë veriore.
“Ato u kryen në këto vende si: Bajgorë, Llapashticë, Majanc, Potok dhe vende tjera në komunë e Podujevës, vende tjera në komunën e Rahovecit, Drenasit, Ferizajt, Gjilanit, Jabllanicë në Gjakovë, Kaçanik dhe vende të tjera në komunën e Lipjanit, Likoc në Skenderaj, Malishevë, në Klinë, Novobërdë, vende të tjera në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Suharekës dhe Viti dhe Cahan dhe Kukës në Shqipërinë veriore”, tha ai.
Ai shtoi se krimet në pikat 1,2,4,6,8 u kryen si pjesë e një sulmi ndaj popullatës civile, këto krime kishin në shënjestër kundërshtarët që kishin lidhje me forca, nuk përkrahin UÇK-në dhe ishin kundër qeverisë së përkohshme, duke përfshirë edhe persona që kishin lidhje me LDK-në.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












