Lajme
Thaçi rithekson vijat e kuqe të Kosovës

Kryeministri Hashim Thaçi së bashku me zëvendëskryeministret Edita Tahiri, Mimoza Kusari dhe ministren Vlora Çitaku, e kanë pritur në një takim ndërmjetësin e BE-së lidhur me dialogun teknik, Robert Cooper.
Kryeministri Thaçi ka theksuar se Kosova e ka platformën e qartë me vijat e kuqe të cilat janë pavarësia, integriteti territorial dhe rregullimi i brendshëm i Kosovës.
Pas takimit nuk ka pasur prononcime, por nëpërmjet një komunikate për media të lëshuar nga Zyra për Informim e Qeverisë thuhet se kryeministri Thaçi e ka falënderuar Cooperin për punën e tij si lehtësues i dialogut.
Ai ka përsërit qëndrimin parimor të Qeverisë së Kosovës se dialogu është vlerë evropiane dhe Kosova është e gatshme të dialogojë me të gjithë fqinjët lidhur me zgjidhjen e problemeve praktike ndërshtetërore, në këtë kuadër edhe me fqinjin verior Serbinë, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Thaçi, ka ripërsëritur se Kosova ka treguar përgjegjshmëri të lartë në procesin e dialogut, të cilin vlerësim e ndajnë edhe Brukseli dhe Uashingtoni.
Thaçi ka theksuar se Kosova e ka platformën e qartë me vijat e kuqe të cilat janë pavarësia, integriteti territorial dhe rregullimi i brendshëm i Kosovës.
“Republika e Kosovës ka agjendë euroatlantike dhe po punon pandërprerë që rruga e integrimit në NATO dhe në Bashkim Evropian të jetë sa më e shkurtër dhe që qytetarët e Kosovës t’i ndiejnë praktikisht të mirat që sjell procesi i integrimit dhe i reformave. Në këtë kuadër, edhe dialogu për çështje teknike me Serbinë është rrugë përmes së cilës të dy shtetet do të mund të zgjidhin çështjet e bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe të interesit të ndërsjellë të qytetarëve të të dyjave vendeve”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se Republika e Kosovës tanimë është e gatshme për të thelluar marrëdhëniet formale me Bashkimin Evropian, duke i plotësuar të gjitha standardet dhe kriteret e domosdoshme të integrimit dhe anëtarësimit.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini