Lajme
Nuk përjashtohet mundësia e dërgimit në Kushtetuese të çështjes së mandatarit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar paqartësitë kushtetuese dhe ligjore për formimin e institucioneve të reja si dhe të hapësirës kohore që ka partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit për të propozuar mandatarin për formimin e qeverisë.
Kështu kanë deklaruar zyrtarë nga Presidenca e Kosovës.
“Përgjegjësia kushtetuese e presidentit është funksionalizimi i institucioneve. Ai është garantues i funksionimit kushtetues e demokratik dhe është i obliguar të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur këtë detyrim të tij, duke mos përjashtuar edhe kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çdo paqartësi kushtetuese dhe ligjore në shërbim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja”, raporton Ballkan Insight.
Sot janë bërë një javë që nga takimi Thaçi-Kurti, takim në të cilin janë dakorduar që Kurti t’ia përcjellë përmes një letre Thaçit mandatarin për formimin e qeverisë së re.
Të premten presidenti Thaçi, përmes një letre dërguar Kurtit, i ka kërkuar që sa më shpejt t’ia dërgojë emrin për mandatarin.
Ndërsa në një përgjigje që Kurti sot i ka dhënë Thaçit, thotë se nuk mund t’i bëhet presion për formimin e ekzekutivit të ri kosovar.
Në fund, ai ka njoftuar se negociatat për koalicion me LDK-në janë në fazën e fundit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare Paneli do të sjellë në fokus profilet e suksesshme të artit shqiptar në diasporë, duke bashkuar... -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër -
Zvicër
Dua Lipa zë vendin e George Clooney në reklamën e re të Nespresso
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë















