Lajme
Thaçi nuk heqë dorë: FSK do të bëhet ushtri
Presidenti i Kosovës tha se transformimi i FSK-së është në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. por, NATO dhe SHBA janë deklaruar kundër transformimit të njëanshëm të FSK-së
Edhe pse NATO dhe SHBA janë deklaruar kundër themelimit të njëanshëm të Ushtrisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kthim mbrapa nuk ka dhe se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, do të ndodhë. Madje Thaçi këtë proces e konsideron të pakthyeshëm.
Presidenti i Kosovës tha se transformimi i FSK-së është në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.
Thaçi një ditë më parë ia dorëzoi kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake. Por, gjatë ditës së mërkurë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ambasada e SHBA-së në Kosovë, thanë se ‘shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo në mënyrë të njëanshme’.
“Nuk është veprim i njëanshëm, por nëse ndonjë vend mendon që Kosova duhet të jetë e koordinuar me Serbinë, diçka e tillë nuk do të ndodh. Beogradi nuk do të mund të vendos për Kosovën. Kosova ka institucionet e veta legjitime është vend sovran dhe i pavarur dhe diçka të tillë ja kam bërë të qartë edhe dje kryeministrit të Serbisë Vuçiq, të cilit i kam kërkuar që të ushtrojë ndikimin për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të votohet Asociacioni dhe Demarkacioni gjithashtu edhe të ndodhin ndryshimet Kushtetuese për FSK-në përgjigja e tyre ishte hezituese, prandaj kthim prapa nuk ka, FSK duhet të transformohet në ushtri të Kosovë”, tha Thaçi, për REL.
Presidenti kosovar ka përsëritur se Ballkani nuk rrezikohet nga roli i FSK-së pasi qe sipas tij, funksioni i saj është në përputhshmëri me kornizat euro-atlantike, vlerat dhe standardet e tyre. FSK-ja është forcë me vlera me vizion euro-atlantik dhe luan rolin e paqes dhe stabiliteti në rajon thekson Thaçi.
“Ballkani perëndimor rrezikohet nga bazat ushtarake ruse në Serbi, nga aeroplanët MIG të Rusisë në Serbi dhe nga manovrat ushtarake ruse në Serbi”, ka deklaruar Thaçi.
“Unë ftoj për unitet politik dhe qytetar në Kosovë dhe definitivisht, kam besim të plotë se deputetët do të shikojnë mbi interesat partiake ditore dhe do të votojnë për shtetin e Kosovës, për transformimin e FSK-së, për ushtrinë e Kosovës, një ushtri kjo multietnike e orientimit euro-atlantik”, tha ai.
Presidenti Thaçi beson se transformimi i FSK-se në Forca të Armatosura do të jetë një proces i suksesshëm dhe sipas tij, pas dorëzimit të Projekt-ligjit në qeveri, ajo nuk duhet të humb shumë kohë që të jap mendimin dhe të vazhdohet tutje.
“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e NATO-s pa e themeluar ushtrinë. Ne kemi pritur deputetët serbë tash e tri vite dhe ata janë deklaruar ditë me parë se kurrë nuk do votojnë themelimin e ushtrisë së Kosovës, sepse janë të ndikuar nga Beogradi dhe tani jemi të detyruar të vazhdojmë me planin “B”, ndryshimin e ligjit që është plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
Ndërkaq, gjatë ditës Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Sekretari i NATO-s, nëpërmjet dy deklaratave të ndara, kanë kundërshtuar transformimin e FSK-së në ushtri nëpërmjet ligjeve, pa e ndryshuar Kushtetutën e vendit. E sipas Kushtetutës, ndryshimet mund të ndodhin vetëm nëse pajtohen dy të tretat e shumicës dhe dy të tretat e komunitetit pakicë i përfaqësuar në Kuvend, që i bije minimum 4 deputetë serbë dhe 10 nga komunitetet tjera. Deputetët serbë që dirigjohen nga Beogradi janë deklaruar kundër Ushtrisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









