Kosova

Thaçi nuk e mohon mundësinë e shkëmbimit të territoreve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e mohon mundësinë për shkëmbim territoresh.

Ani pse ka deklaruar që nuk flet për shkrime që nuk kanë adresë, të cilat i ka quajtur edhe spekulime the “fake news’, presidenti tërthorazi ka lënë të kuptohet se shtetet mund të diskutojnë për tema që mund të sjellin normalizim marrëdhëniesh, përcjell albinfo.ch.

“Marrëveshja finale të jetë mes dy vendeve të pavarura. Kosova është e pavarura sovrane e ka të drejtë në të nënshkrua marrëveshje. Nuk ka ecje përpara pa stabilizim të marrëdhënieve”, ka thënë Thaçi.

Ai ka insistuar që Kosova dhe Serbia, në fund të dialogut do të kenë njohje reciproke.