Kosova
Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita të ulen bashkë dhe të dakordohen për çështjet strategjike
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një dakordim të gjerë politik ndërmjet partive në pushtet dhe atyre opozitare, në intervistën e tij të fundit për emisionin “Debat Plus”, para shpalljes së aktgjykimit në Hagë.
Thaçi ka vlerësuar se në situatën aktuale politike në Kosovë është e nevojshme që pozita dhe opozita të ulen në një tryezë të përbashkët dhe të gjejnë pajtim për çështje me rëndësi strategjike për vendin.
Sipas tij, në fokus të këtij dakordimi duhet të jenë siguria nacionale, reformat demokratike dhe zgjedhore, politika e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare dhe rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes.
Ai ka përmendur gjithashtu integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, forcimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, si dhe çështjen e dialogut me Serbinë.
“Politika kosovare, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta”, ka deklaruar Thaçi.
Ndër temat që ai i sheh si të rëndësishme për një marrëveshje politike është edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit, duke e përmendur zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga qytetarët si një mundësi për shmangien e krizave institucionale.
Thaçi ka theksuar se një konsensus i tillë do të duhej të përfshinte edhe orientimin euroatlantik të Kosovës, marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe çështjet që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare Mashtruesit e internetit kanë hartuar një taktikë të re në Austri, duke përdorur email-e të rreme... -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës













