Lajme
Thaçi: Në veri të vendit nuk ka krizë humanitare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të jetë takuar sot me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler, dhe, sipas tij, është arritur mirëkuptim për hapat e mëtutjeshëm.
Kryeministri Thaçit ka thënë se shqetësimi kryesor, është për krizën e përfolur humanitare në veri të Mitrovicës. “Në Kosovë, nuk ka krizë humanitare. Në Mitrovicë, ditën e kaluar, agjencitë e kombeve të Bashkuara që merren me çështje humanitare, kanë theksuar një gjë të tillë. E them qartë, ne nuk i kemi braktisur në asnjë rrethanë qytetarët në veri,” ka thënë Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.
Nëse vlerësohet e nevojshme nga agjencitë e pavarura humanitare, do të bashkëpunohet, ka bërë të ditur Thaçi. Pikat 1 dhe 31, sipas kryeministrit aktualisht janë zona të kufizuara ushtarake, e për këtë nuk do të ketë kthim prapa, e as që iu është kërkuar një gjë e tillë nga partnerët ndërkombëtar.
Ndërsa zëvendëskryeministrja, Mimoza Kusari-Lila, ka ripërsëritur se qëndron në fuqi vendimi për reciprocitetin, ndërsa për takimin me Buhlerin, Kusari Lila ka thënë se është diskutuar vetëm për qasjen e banorëve të veriut, në artikuj ushqimor.
Ajo ka theksuar se është miratuar kërkesa që 75 tonë ndihma nga Kryqi i Kuq serb, të futen në Kosovë, ndërsa nëse vlerësohet se nuk ka krizë humanitare, nuk do të lejohen kamionë të tjerë të futen.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€