Lajme
Thaçi në KS: Statusi i Kosovës i padiskutueshëm
Kryeministri Thaçi tha se Prishtina zyrtare beson se progresi i vërtetë i dialogut me Serbinë qëndron në zbatimin e plotë të marrëveshjeve
Për herë të parë prej që ka marrë postin e kryeministrit të Kosovë, Hashim Thaçi të martën raportoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Kosovë. Ai tha se Kosova është e gatshme që të vazhdojë dialogun me Serbinë, por ia rikujtoi kryeministrit serb, Ivica Daçiq dhe anëtarëve të KS, se statusi i Kosovës nuk do të diskutohet.
“Dua të ritheksoj dhe të jem shumë i qartë se përderisa ne jemi të përkushtuar ndaj dialogut, në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë kurrë nuk do ta diskutojmë shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Shtetësia e Kosovës është fakt politik dhe juridik”, theksoi Thaçi në fjalën e tij.
Ai tha se Prishtina zyrtare beson se progresi i vërtetë i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë qëndron në zbatimin e plotë të marrëveshjeve dhe kjo, sipas Thaçit, është arsyeja pse, Republika e Kosovës ka dëshmuar të jetë konstruktive dhe efektive në arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve.
“Në të njëjtën kohë, më lejoni të përsëris këtu se normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë është prioritet yni. Ne jemi të vetëdijshëm se mungesa e marrëdhënieve normale dhe demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është një pengesë e madhe për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e gjithë Ballkanit”, tha ai.
Thaçi në mënyrë kronologjike foli për zhvillimet në Kosovë, por edhe për perspektivën evropiane të vendit. Tha se Qeveria e tij është e përkushtuar nuk luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ka marrë obligime edhe ndërkombëtare, për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve pakicë.
“Pesë vite më parë Kosova shpalli pavarësinë e saj bazuar në një proces të dizajnuar ndërkombëtarisht nga Kombet e Bashkuara, të udhëhequr nga i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm, Presidenti Martti Ahtisaari. Si rezultat i zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës Kosova është shndërruar në një shtet funksional, demokratik dhe multietnik”, tha Thaçi.Më shumë se 50 mijë serbë të Kosovës, sipas tij, janë pajisur me dokumente personale identifikimi dhe pasaporta të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe shumë udhëheqës serb fetar dhe të komunitetit. “Angazhimi ynë në drejtim të promovimit dhe mbrojtjes së komuniteteve dhe të drejtave të tyre, duke përfshirë edhe të drejtën e kthimit, mbetet në qendër të politikës sonë të përditshme”, tha kryeministri kosovar.
Ai i njoftoi anëtarët e KS-së, se Kosova në shtator do t’i jep fundit mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, duke u bërë ndal shtet i plotë sovran e demokratike.
Mirëpo kjo deklaratë e kryeministrit Thaçi, ngjalli frikë dhe shqetësim të kryeministri serb, Ivica Daçiq. Ai tha se kjo nuk është me interes të komunitetit serb. Ndërsa Thaçi menjëherë reagoi, duke thënë se Serbia është ajo e cila po i financon strukturat ilegale në veri, të cilat kanë sfiduar institucionet e Kosovës, por edhe bashkësinë ndërkombëtare.
Ivica Daçiq, ndërkaq u angazhua për vazhdimin e dialogut, ndërsa tha se është i domosdoshëm dhe parimor, madje shumë objektiv, një dialog ku do të diskutohej statusi i Kosovës. Ai në vazhdimësi u ankua për pozitën e serbëve në Kosovë, ndërsa nuk harroi të përmend rastin e vrasjes së dy serbëve në Talinoc të Ferizajt.
Edhe në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit u vërejtën njëanshmëri në relacion me vendet që kanë njohur Kosovën, por edhe te atë që nuk e kanë njohur. Federata Ruse dhe Kina ishin në anën e Kosovës, ndërsa shtete tjera kryesisht kanë folur në mënyrë objektive, duke i dhënë mbështetje kryeministri Thaçi dhe Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










